May e përshkroi markën e lartpërmendur si mishërim të elegancës së përjetshme. Ajo kishte veshur një bluzë të pastër, një fund të gjatë të zbukuruar me temina dhe një xhaketë me pupla. Flokët e shkurtra janë marka e saj, ndërsa look-un e ka kompletuar me grim të thjeshtë.
Edhe pse May ka bashkëpunuar më parë me marka të tjera si Dolce & Gabbana, Christian Cyrano dhe Philipp Plein, Yuzui mban një vend të veçantë në zemrën e saj.
Gjegjësisht, tash e disa sezone ajo bashkëpunon ekskluzivisht me stilisten Taorei Wang, e cila krijon për Yuzui.
Djali i saj Elon Musk po tërheq vëmendjen me sjelljen e tij kontroverse, por ajo ende tregon mbështetjen për të në X.
“Edhe miqtë e mi demokratë janë të emocionuar për të ardhmen e Amerikës”. “Jam konfuze, por edhe e lumtur”, ka shkruar ajo në rrjetin social të lartpërmendur në fund të janarit.