Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Nëna amerikane sheh fytyrën e të sapolindurit, kërkon testin e ADN sepse nuk është bebja e saj

Për çdo prind ka disa momente tmerri, cilido që të jenë ata. Qoftë sëmundja e një fëmije, ngatërresa e tij në një situatë të rrezikshme apo përfshirja në gjëra që prindërve nuk do t’i shkonte ndërmend kurrë, siç tregon dhe historia e mëposhtme.

Rich Cushworth dhe gruaja e tij Mercy Casanalles ranë në dashuri në një shkollë kristiane në Dallas, SHBA. Por kur Mercy mbeti shtatzënë u detyrua të kthehej në vendin e saj El Salvador pasi ishte në Texas me një vizë të përkohshme. Rich qëndroi në SHBA dhe priste kthimin e të shoqes.

Pas lindjes, sapo infermierja i dha Mercy të sapolindurin e saj Jacob, ajo e dinte që diçka nuk shkonte. Lindja ishte e suksesshme dhe shpejt pas saj infermierja po i jepte nënës një bebe djalë të bukur e të shëndetshëm, por me problemin e se ajo ishte e sigurt se nuk ishte i saji.

“Sapo e mora në krahë i thashë se kjo nuk është bebja ime”, thotë Mercy, por ajo e dinte se askush nuk do ta besonte dhe kjo e bënte të mos ishte e sigurt as te vetja.

Mercy e mori beben në Texas për të takuar babanë, por edhe pas disa muajsh ajo nuk e hiqte dot ndjesinë që kishte provuar në spital dhe i thoshte vazhdimisht Rich se kjo nuk ishte bebja e tyre. Pas dy muajsh ata bënë testin e ADN-së.

Dhe kështu rezultoi, Jacob nuk ishte biri i tyre. Ajo gjithmonë e kishte ditur këtë por megjithatë Mercy e Rich krijuan një lidhje të fortë me të. E vetmja pyetje mbetej: Ku është biri i tyre biologjik?

Çifti nisi kërkimin e fëmijës së tyre duke kontaktuar zyrtarët e duhur në El Slavador dhe i rikthyen Jacob familjes së tij biologjikë. Sipas hetimeve dy bebet ishin ngatërruar me njëra-tjetrën në spital dhe nuk dyshohej për veprime të qëllimshme.

Mercy e Rich morën beben e tyre biologjike të quajtur Moses, edhe u detyruan të prisnin një vit që autoritetet të lëshonin një çertifikatë lindjeje për të.

Pas betejës së gjatë ligjore me autoritetet ata u kthyen në SHBA me beben e tyre biologjike, duke u përpjekur të linin pas aksidentin e hidhur.

Postime të ngjashme

Pas një dite me alkool, 26-vjeçarja nga Delaware hipën mbi qafën e mikut – rrëzohet me fytyrë për tokë dhe mbetet pa disa dhëmbë

S.B.

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

S.B.

Universiteti i Kentuckyt gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

S.B.

Pas një viti gjen telefonin në liqenin e tharë në Tajvan

S.B.

Gjenden dëshmi “të forta” për ekzistencën e forcës së re natyrore

S.B.

Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...