Nëna e Ronaldos tregon se çfarë i tha portugezi derisa ishte në bisedime me Manchester Cityn

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer se djali i saj i kishte thënë se do të shkonte te Manchester Unitedi, ndërkohë që bisedimet me Manchester Cityn po vazhdonin.

Superylli portugez u kthye në Old Trafford nga Juventusi në javën e fundit të afatit kalimtar veror.

Pas tri vitesh të kaluara në Torino, 36-vjeçari e kishte kërkuar largimin, ndërsa Manchester City dhe Paris Saint-Germaini konsideroheshin dy destinacionet e mundshme të tij.

(Foto: Instagram/cristiano)

Madje, City i kishte nisur bisedimet dhe flitej për arritje eventuale të marrëveshjes, derisa përnjëherë CR7 nënshkroi për Djajtë e Kuq.

“Ronaldo më tha: ‘Mami, mos u shqetëso se çfarë po thonë, sepse unë po shkoj te Manchester Unitedi. I thash se do të më pëlqente shumë kjo gjë dhe ai e bëri”.

“Ishte një emocion i bukur kur e pash stadiumin plot, me 75.000 njerëz duke thirrur emrin e tij”, ka theksuar Dolores. 

Related posts

Bernardeschi mund të luajë si ‘9 fals’ ndaj Chelseat

D V

Pique mbanë gjallë Barcelonën, fitore e vështirë për katalunasit ndaj Dinamo Kiev

D V

Përmes një video drithëruese, Liverpooli kujton momentet më të mira të Shaqiri në skuadër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More