Agjencia Zhurnal.mk

Nëna e të ndjerit Pino Sekondo pas seancës gjyqësore: Kam varrosur vetëm 4 eshtra të djalit tim

Shkup, 15 nëntor – Zhurnal.mk – Sot është mbajtur seancë gjyqësore për vrasjen e Pineta Sekondos, informon Zhurnal.

E ëma e të ndjerit, Maja Trpkovska me lot në sy shprehet se ajo ka varrosur vetëm eshtrat e djalit të tij në një kuti prej 58 cm.

“Të mos ishit ju, nuk do të ishim këtu. Ato katër eshtra që ngelën edhe ato nuk do të gjendeshin. Djalin tim e varrosa në një kuti prej 58 centimetrave. Nuk ishte trupi, por vetëm eshtrat”, deklaroi e ëma e të ndjerit Pino, Maja Trpkovska.

E ëma e revoltuar nga shtyerja e seancës së sotme, tha se i vjen turp që është maqedonase dhe që derisa gjashtë muaj ka qarë duke kërkuar të birin, e akuzuara ka bërë qejfe.

“Pse të harxhojmë para shtetërore dhe ta gjykojmë, kur ajo vet e pranon fajin? E kanë vrarë dhe e kanë lënë të ushqehen kafshët me të. Djali im nuk do të kthehet më”, deklaroi Trpkovska.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 27 nëntor.

Vrasja ka ndodhur më 11 dhjetor 2018tën.

Pineta Sekondo
Angela – E akuzuara për vrasjen e Pineta Sekondos

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...