Agjencia Zhurnal.mk

Nëna police, vajza mjeke, historia e familjes Kullolli në Elbasan me dy pjesëtarë në front

Ndodh që prindërit të na drejtojnë drejt profesioneve të tyre, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte. Kjo e fundit ka ndodhur edhe me Aurela Kullollin, e cila ndryshe nga e ëma që është police, ajo ushtron profesionin e mjekes. Por njësoj si e ëma, edhe Aurela punon çdo ditë në mbrojte të jetës së njeriut.

Kjo panoramë bëhet edhe më e fortë  në kohë pandemie pasi të dyja ato, në çdo moment vrapojnë drejt vendeve të tyre të punës ku e gjithë bota është vetëm një.

25 vjeçarja filloi detyrën në qendrën shëndetësore nr1 në Elbasan në kohën e CoVid-it. Edhe pse për të nuk ishte koha e duhur, pasi ju nda nga jeta i ati.

Aurela Kullolli:

“Ishte si një ëndërr e keqe sepse ndodhi natën dhe për mua gjithë kjo periudha pavarësisht anës emocionale domethënë që po përjetojnë gjithë njerëzit nga covidi, për mua ka qenë pak edhe stres nga ana që unë zgjodha mjekësinë për një njeri qe unë desha shumë dhe ai njeri në momentin që unë sa fillova punë, u nda nga jeta. Kështu që ka qenë një sfidë e madhe. Por nga ana tjetër puna më ka ndihmuar dhe të bëj maksimumin. Pavarësisht se të shikosh një mjeke të qaj në ambientet e punës …por në fund të fundit ne të gjithë jemi njerëz dhe kemi ndjenjat e emocione

Pranvera sapo ka mbaruar turnin e natës si inspektore në policinë e burgjeve në Elbasan dhe e gjejmë duke u kujdesur për të ëmën 91 vjeçare ndërsa mendjen e ka pasur dhe te e bija. Situata për të është shumëfish më e vështirë pa bashkëshortin, Valterin .

Nëna:

“Ishte aq e madhe ajo dhimbja sa unë koronën e harrova. Tani kam merakun e vajzës që është mjeke që është në frontin e parë çdo ditë . Po kam edhe merakun si vajzë për nënën time që është 91 vjeçe që domethënë plus punën që do të jem e përkushtuar jam e në merak për fëmijët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...