Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Nëna shtatzënë kalon COVID-19, çfarë ndodh me foshnjën pas lindjes

Mjekët po studiojnë ndikimin e COVID-19 nga gratë shtatzëna te foshnjat e tyre në Singapor dhe me atë që kanë zbuluar deri tani, të dhënat janë mjaft interesante

Një foshnjë e lindur nga një nënë e infektuar në fillim të muajit nëntor, rezulton të ketë pasur antitrupa kundër virusit, por nuk mbartte sëmundjen.

Një studim që vijon mes disa spitaleve publike të qytetit nxit edhe më shumë përpjekjet për të kuptuar më mirë nëse infeksioni ose antitrupat mund të transferohen gjatë shtatzënisë dhe nëse kjo e fundit ofron një mburojë efektive kundër virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se disa gra shtatzëna janë në rrezik të shtuar kur preken nga COVID-19, por ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë e infektuar mund të kalojë virusin tek fetusi gjatë shtatzënisë ose foshnja pas lindjes.

Një grua nga Singapori, e infektuar me coronavirus në mars – kur ishte shtatzënë, tha për  “Straits Times” se mjekët i thanë që djali i saj i mitur kishte antitrupa kundër virusit, por lindi pa infeksion.

“Ende nuk dihet nëse prania e këtyre antitrupave në një foshnjë të porsalindur jep një shkallë të mbrojtjes kundër infeksionit COVID-19”,- tha Tan Hak Koon, shef i sektorit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në spitalin e fëmijëve “KK Women”.

“KK Women” është një nga spitalet e përfshira në studim për të parë cili është ndikimi i virusit Covid-19 te nënat shtatzëna në Singapor. Detajet e të dhënave u bënë publike pasi foshnja e sapolindur rezultoi të kishte antitrupa.

Spitali Universitar Kombëtar, një tjetër spital i përfshirë në këtë studim, tha se studimi sheh efektet e COVID-19 mbi gratë shtatzëna, fetusin e tyre dhe ndikimin te foshnja, pas lindjes.

Në fakt, disa mjekë në Kinë kanë raportuar rënien, me kalimin e kohës, të antitrupave COVID-19 te foshnjat e lindura nga nëna që kanë qenë të infektuara me coronavirus.

Ndonëse ka prova që transmetimi gjatë shtatzënisë është i rrallë, një studim tjetër në Itali sugjeron që kjo është e mundur. Studime të tjera kanë treguar se antitrupat COVID-19 mund t’i kalojnë një fëmije përmes ushqyerjes me gji, ndërsa mendohet që antitrupat kalojnë gjatë shtatzënisë përmes placentës tek fëmija.

Paul Tambyah, një nga ekspertët kryesorë të sëmundjeve virale, tha se është një rezultat inkurajues që antitrupat janë të pranishëm te foshnjat në Singapor, disa muaj pas infektimit të nënës, por është e nevojshme të shtohen edhe më tej prova të tjera për të parë nëse ato sigurojnë një mbrojtje të gjatë nga virusi.

“Në të gjithë botën ka pasur miliona njerëz të infektuar, përfshirë ndoshta mijëra gra shtatzëna, me shumë pak raporte të infeksioneve te foshnjat. Kjo sugjeron që mund të ketë një mbrojtje nga antitrupat e nënës dhe ushqyerja me gji”,- tha Tambyah, presidenti i “Asia Pacific Society”, në Azi.

Postime të ngjashme

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

Pirja ditore e ujit sipas peshës trupore: Kështu do ta çoni linjën deri në perfeksion!

S.B.

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

S.B.

Çaji me lëvozhgën e qepës mund të largoj shenjat e plakjes, ul inflamacionin dhe presionin e gjakut

S.B.

Përdredhja e flokëve te fëmijët: A është shenjë e autizmit?

S.B.

Gjithnjë e më shpesh ka vërejtur që bashkëshorti kundërmonte: E ka akuzuar se nuk lahej, ndërkaq më vonë ka kuptuar të vërtetën e dhimbshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...