Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin”, Robert Berisha me një tjetër dedikim prekës për të ëmën

Muzikanti i njohur shqiptar, Robert Berisha, vetëm dy ditë më parë humbi nënën e tij.

Teuta Berisha, e ëma e Robertit ndërroi jetë të shtunën por për shkak te gjendjes me COVID-19 ceremonia e varrimit ishte bërë vetëm me familjarët.

Pak ditë pas ndarjes nga jeta, 42 vjeçari ka ndarë një status shumë prekës në InstaStory, një thënie të shkrimtares Elif Shafak.

Në të thuhet se nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje të veçantë nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në shprehjen e postuar nga Berisha.

Reagime pas vdekjes së Teutës kanë bërë edhe këngëtaret Nora Istrefi e Tuna Sejdi, si ish-partnere të Robertit dhe Patrisit.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...