Agjencia Zhurnal.mk

Nënat takim me kryeministrin Zaev, Qeveria: Do të shqyrtohen kërkesat

Shkup, 24 shtator – Një numër i madh i nënave nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre nëpër çerdhe, sepse ju thuhet që nuk ka vende të lira, thotë përfaqësuesja e shoqatave të grave, Milena Simovska, e cila realizoi takim me kryeministrin, Zoran Zaev. Nga kryeministri ata kërkojnë që të vazhdohet pushimi i lindjes dhe pushimi për nënat e fëmijëve nën moshën 6 vjeçe për shkak të pandemisë.

“Na premtuan që deri të hënën mund të ketë ndryshim të vendimit, por sigurisht do të marrim përgjigje dhe do të shohim çfarë vendimi do të ndërmarrin. Besoj se do të ketë prolongim, sepse takimi ishte konstruktiv, ne i shpalosëm argumentet tona, ndërsa ato argumentet e tyre në aspekt mjekësor dhe besoj se do të kemi përgjigje pozitive.”,- deklaroi përfaqësuesja e grave, Milena Debavska Simovska.

Ndërkohë, në një komunikatë të Qeverisë lidhur me takimin thuhet se Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e prindërve për zgjatjen e pushimit për një ose dy muaj dhe do të jepet sa më shpejt përgjigje.

“Marrim përsipër të shqyrtojmë kërkesat dhe nevojat tuaja dhe t’ju japim një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Do të tregojmë fleksibilitet maksimal për raste të caktuara specifike. Sa i përket pasqyrës epidemiologjike, jemi duke ndjekur nga afër rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe gjithmonë mendojmë për vendimet e marra, arsyetimin e tyre dhe nevojën për korrigjim. Shëndeti i qytetarëve është përparësia jonë, por ne duhet të mësojmë të jetojmë me pandeminë.”,- thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas vendimit të qeverisë, kjo kategori qytetarësh nga 23 shtatori u kthyen në punë, pasi kopshtet filluan me punë më 9 shtator.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...