Maqedoni

Nënat të enjten në protesta, nuk duan të kthehen në punë

Zhurnal Ads

Shkup, 15 shtator – Zhurnal.mk – Nënat të cilat janë në pushim të lindjes, të enjten do të protestojnë para Qeverisë pasi dje u vendos që nga data 23 i këtij muaji të kthehen në vendet e tyre të punës, informon Zhurnal.

Sipas paralajmërimeve për protestën e publikuar nga organizuesit në FB, e njejta do të mbahet para Qeverisë të enjten, nga ora 17:30 deri në ora 19:00. Në protestë siç thonë, do të respektohen të gjitha masat për mbrojtje nga korona virusi.

Të sëmurit kronik dhe prindërit kthehen në vendet e tyre të punës.

“Kërkesat e nënave janë që pushimi i lindjes të vazhdohet deri në fund të vitit siç më parë ishte paralajmëruar nga disa arsye. Së pari, ata frikësohen se në praktikë nuk do të ketë rritje të numrit të fëmijëve në grupa nga gjashtë në dymbëdhjetë, sepse as nuk ka kohë të sigurohet hapësirë dhe kuadër, e as çerdhet nuk kanë kapacitet, kështu që kjo masë sipas tyre do të ngelet vetëm teori. Madje edhe po të donë, nuk do të ketë vend t’i regjistrojnë fëmijët nëpër çerdhe”, paralajmërojnë prindërit që do të protestojnë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

XH,I

Sanksionohen 113 shoferë në komunën Qendër

T E

Në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...