Agjencia Zhurnal.mk

Nënkryetari i FBM, Faton Salihu u uron mandatin presidentit i FBSH, Florent Kalivopullit

Janë zhvilluar  zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Boksit. Prej vitit 2015 në krye të boksit ka qenë Florend Kalivopulli, ndërsa ai është zyrtarizuar edhe për një tjetër mandat. Përballe tij ka qene kandidati Jonid Nano dhe pas votimeve te kryera, Kalivopulli ka fituar me rezultatin 10-5 duke siguruar kështu edhe 4 vite te tjera ne krye te boksit shqiptar. Në punimet për zgjedhjen e presidentit janë vendosur edhe piketat për hapat dhe planet e mandatit të ri, ndërsa theksi është vendosur te zhvillimi i mëtejshëm i sportit për brezat e rinj.

Rikonfirmimi i Kalivopullit ne krye te boksit shqiptar kuptohet qe është një lajm i mire për boksin shqiptar sepse ai është një njohës i mire i sportit dhe për me tepër ka objektiva te qarta për ngritjen e nivelit te boksit. “Urime miku im Florend Kalivopulli mandatin dhe zgjedhjen e dyte President i Federatës te Boksit te Shqipërisë’ puna juaj dëshmoj se jeni në rrugë te drejtë’ gjatë periudhës tuaj si President kemi pas bashkëpunim te shkëlqyer përgatitje te përbashkëta ku gjithmonë na keni bëre te ndihemi si ne shtëpinë ton tek ju duke ju faliminderuar punës dhe ekipit tuaj urime dhe shumë suksese i nderuar”, tha nënpresidenti i Federatës së boksit të Maqedonisë, Faton Salihu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

A.S.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!