Agjencia Zhurnal.mk

Nënkryetari i Shkupit Enver Maliqi shtron drekë për Besir Alilin dhe klubin e mundjes “Liria”

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe zv.kryetari i Shkupit Enver Maliqi, sot në hapësirat e Qytetit të Shkupit pritën kampionin e europës në mundje për kadetë, Besir Alilin. Në takim morën pjesë edhe mundës tjerë të vendit të cilët garuan në kampionat si dhe përfaqësues nga Federata e Mundjes, njofton Zhurnal.

Që të dy Shilegov dhe Maliqi uruan djaloshin për suksesin e arritur. Zv.kryetari Maliqi deklaroi se u gëzua shumë që qytetarët e Shkupit e pritën Besirin në atmosferë të zjarrtë në sheshin “Skënderbeu”.

“Gjithmonë do të mbështesim sportistët dhe sukseset e arritura sportive sepse nuk ka mënyrë më të mirë për promovim dhe afirmim të qytetit tonë”, tha Maliqi.

Talentin e Besirit qyteti i Shkupit e kishte vërejtur që më parë, duke qenë se Besiri është stipendist i Qytetit të Shkupit që nga viti 2018.

Menjëherë pas takimit, zv.kryetari i Shkupit Enver Maliqi në hapësirat e restorant “Four” në hotelin “Park” shtroi darkë për të gjithë të pranishmit, duke festuar kështu së bashku suksesin e Besir Alilit.

Ndryshe Alili sot u shpërblye me 1 milion denarë nga Agjencia për të Rinjë dhe Sport./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...