Shkup, 2 korrik – Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkovi sot do ta vizitojë lokalitetin arkeologjik Tumba Maxhari, ku do të nënshkruhet marrëveshje për shfrytëzim afatgjatë të një parcele në pronësi të EVN-së, e cila ndodhet në kuadër të lokalitetit.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Magdalena Manaskova, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, dhe Volfgang Maier, kryetar i Këshillit Drejtues të EVN-së, të cilët do të nënshkruajnë Marrëveshjen.
