Nënshkruhen marrëveshje financiare për zhvillimin e rajoneve planore në bujqësi dhe zhvillim rural

Shkup, 22 korrik – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bënë të ditur se sot ka nënshkruar marrëveshje që ofrojnë mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve planore, në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përcjell Zhurnal.mk.

 

“Këtë vit ne nënshkruam marrëveshje me 8 Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese, ndryshe nga viti i kaluar, ku vetëm katër janë nënshkruar.

Buxheti i përgjithshëm është 25 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Këto fonde mbulojnë 20 komuna dhe do të financojnë rindërtimin e gjithsej 29 rrugëve lokale. Ky është numri më i madh i projekteve që nga fillimi I implementimit të këtij programi.

Qendrat kanë mundësinë të realizojnë investime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore rurale përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet bujqësor intensiv.

Alokimi i fondeve për Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese është njëra nga masat që mundëson zhvillimin rajonal dhe është mbështetje e politikave agrare për zhvillimin e fshatrave tona.”. bënë të ditur Hoxha

Për shumë informacione kliko në linkun e mëposhtëm:

http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=50&IdLanguage=3&News=1431&fbclid=IwAR37XEBd63NlP8JR1n_zs42H79TM0Neu19ZHM0SDNmBHINMLdFpYtTdJ9SQ

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/3004787776426958

Related posts

“Trajektorja” shtyhet derisa të emërohet gjykatës i ri

Z H

Kuvendi i solli ndryshimet e Kodit penal

D V

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More