Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës faza e dytë (VIDEO)

Tetovë, 14 tetor – Kryetarja e Komunës së Tetovës z. Teuta Arifi dhe drejtori i Teatrit të Tetovës Bekim Smaili kanë nëshkruar një kontratë për ndërtimin e këtij institucioni kulturorë të rëndësishëm që ka të bëjë me fazën e dytë.

 

Teuta Arifi ,kryetare e Komunës tha se është nënshkruar kontrata mes Qendrës për Kulturë në Tetovë dhe realizuesit, për ndërtimin e fazës së dytë dhe përfundimtare të objektit të ri të Bibliotekës dhe Teatrit në Tetovë.

Me përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2025, artdashësit, artistët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës do të fitojnë një godinë moderne të teatrit dhe bibliotekës, leximore bashkëkohore, salla të kinemasë, dhe parkingje nëntokësore u shpreh ajo .

Tetova gjithnjë ka pasur një histori dhe jetë të begatë kulturore, dhe ky projekt madhor do të kontribojë në rritjen e cilësisë së artit institucional në qytet! deklaroi z Arifi

Me këtë rast drejtori i Teatrit Bekim Smaili tha se projekti i ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës është një ndër projektet më madhështore si nga puna e realizimit ashtu edhe për nga kostoja e ndërtimit.
Ai tha se me një angazhim maksimal si institucion kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat e realizimit të punimeve

Për fazën e dytë të enterierit shpallëm prokurorim publik në procedurë të hapur ndërkombëtare duke respektuar të gjitha afatet ligjore u shpreh drejtori i Tratrit.

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës faza e dytë Realizues" NB-Company"

Posted by TetovaSot on Thursday, October 14, 2021

Related posts

Shaqiri: Strategjia për IKT 2021-2025 është me rëndësi për përshpejtimin e transformimit digjital

Z H

Xhaferi: Nevojitet perspektivë kredibile evropiane për Ballkanin Perëndimor, të bazuar në sistemin e meritave

D V

Sot në Shkup do të mbahet Konferenca “Gratë në politikën e jashtme”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More