Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nënshkruhet marrëveshje për mbështetje të spitalit “8 Shtator” në kuadër të programit japonez

Shkup, 8 shkurt – Ambasadori japonez Hironori Savada sot e nënshkroi marrëveshjen e dytë të grantit në vitin 2021, në kuadër të programit japonez të GGP-grant për projekte të vogla për sigurinë njerëzore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili synon të përmirësojë shërbimet mjekësore përmes furnizimit të ultrazërit për Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – Shkup, në vlerë prej 60,985 euro.

Përmes projektit duhet të përmirësohet cilësia e kujdesit shëndetësor të pacientëve. Pajisjet e reja do të mundësojnë që Reparti i Radiologjisë Intervenuese në këtë spital të kryejë ndërhyrjet dhe procedurat më moderne dhe të sofistikuara, duke ndihmuar në luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit.

Marrëveshjen në emër të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator” e nënshkroi drejtori Hristian Kostov.

“Përmes Programit të granteve të vogla (GGP), Japoni po financon projekte të rinovimit dhe pajisjeve për më shumë se 70 shkolla dhe kopshte dhe 47 objekte shëndetësore dhe ka siguruar 31 automjete për mirëmbajtje dhe automjete komunale për 49 komuna në të gjitha tetë rajonet e vendit”, kumtoi ambasada japoneze në vend.

Japonia mbështet Maqedoninë e Veriut në disa sektorë, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, arsimin, mjedisin jetësor, kulturën, parandalimin e katastrofave natyrore, krizën e refugjatëve dhe ndihmën e urgjencës, me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 422.3 milionë euro, si dhe mbështetje shtesë jo financiare. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...