Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit teknik me Ministrinë e Mbrojtjes të Çekisë

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin teknik ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes të Maqedonisë të Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Çekise u nënshkrua sot gjatë vizitës së ministrit çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar.

“Memorandumi hap mundësinë për koordinimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje në mes dy qeverive për rregullimin e helikopterëve të transportit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të përforcojë bashkëpunimin tonë dypalësh, dhe në të njëjtën kohë të rrisë kapacitetet ushtarake dhe policore për trajtimin e situatave të krizës, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nënshkruesit e memorandumit, përveç ministrit Metnar, janë ministrat e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe të Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa aktiviteti, siç kumtoi MPB-ja, është argument shtesë në përforcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...