Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

9 persona kanë vdekur dhe 348 raste me COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 3056 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshuarve 49 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Postime të ngjashme

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon shqiptarët: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Bekim Laçi

Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...