Nëntë vjet nga ngjarja në “Lagjen e Trimave”

nga Redaksia

Kumanovë, 9 maj –  Sot mbushen nëntë vjet nga përplasja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në të cilën e humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë,  si dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. 

Në përleshjen e armatosur që zgjati për 28 orë, jetën e humbën pjesëtarët e Forcave të sigurisë, Isamedin Osmani, Lubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për guximin. Ndërsa 37 pjesëtarë të tjerë të Forcave të Sigurisë u plagosën.

Nga përleshja e cila filloi në orët e hershme të mëngjesit dhe që i mbajti në frikë dhe pasiguri qytetarët e Kumanovës, për dy ditë u shkatërruan dhjetëra shtëpi ndërsa forcat e sigurisë evakuonin qytetarët.

Qytetarët e Kumanovës, thonë se ngjarjet nuk duhen harruar dhe mos u përsëritshin kurrë.

 Foto: MIA dhe Arkivi i MPB-së

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More