Agjencia Zhurnal.mk

Nëpër restorante do të vendosen “kutitë plastike”? Në Spanjë veçse kanë filluar

Turistët dhe banorët vendas në Spanjë së shpejti mund të gjenden duke ngrënë brenda një “kutie plastike” – me një ekran poshtë qendrës së tryezës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, planet për “kafazet plastike” janë një nga idetë e shumta që përmenden nga pronarët e restoranteve në Madrid, në përpjekje për t’iu përmbajtur rregullave të rrepta të distancimit shoqëror pasi të jetë hequr bllokimi.

Dhe tanimë, një restorant në Leganes tashmë ka vendosur ato, të cilat janë ndërtuar nga kompania Llenatubar.

Konsumatorët do të prisnin të uleshin në hyrje të një restoranti ose një bari, ku më pas do të takoheshin nga një kamerier i veshur me një maskë për fytyrën dhe doreza gome.

Ata do të udhëzoheshin për të shkuar në tryezën e tyre, duke kaluar pranë “kutive” të tjera plastike.

Kjo supozohet se do t’i lejonte secilit mysafir të shijonte vaktin e tij në një atmosferë restoranti, pa u shqetësuar nëse do të kontraktonin coronavirusin nga personi që ishte ulur përballë tyre, ose nga ata që ecin pranë.

Sipas The Local, kjo praktikë tashmë është duke u përdorur për të mbrojtur arkëtarët në supermarkete.

Thuhet se kostoja e kutive plastike do të ishte rreth 600-700 euro për tavolinë, gjë që do të vendoste një barrë të madhe financiare për baret dhe restorantet që tashmë janë goditur keq nga pandemia e coronavirusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...