Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nëse Azerbajxhani kërkon, ne do ta mbështesim

Ministri i punëve të jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia, në rast se kërkon Azerbajxhani, nuk do të hezitojnë të japin mbështetje.

Çavusoglu në konferencën e përbashkët për shtyp në Romë me homologun italian, Di Maio u shpreh edhe në lidhje me konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ai theksoi se Turqia gjithmonë kërkon që ky problem të zgjidhet me rrugë paqësore dhe mbron zgjidhjen e problemit në kuadër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron të bëjë diçka, duhet që të tërheqë menjëherë Armeninë nga tokat e Azerbajxhanit.

Ministri turk bëri të ditur se paqja dhe stabiliteti në rajon do të jetë më shumë në dobi të Armenisë dhe shtoi: “A preferoni paqen edhe qetësinë apo luftën? Armenia duhet të vendosë në këtë çështje”.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, shefi i diplomacisë turke tha: “Nëse Bashkimi Evropian kërkon të jetë një organizatë globale duhet të jetë e aftë t’i thotë Greqisë se e ka gabim. Ne me disa gjeste e treguam se jemi qëllim-mirë. Treguam gjithashtu se jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Ejani dhe punojmë së bashku për një ndarje të drejtë. Këtu rruga e BE-së është e rëndësishme”.

Postime të ngjashme

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Presidenti kroat tallet keq me serbët

D V

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

D V

Vriten dy ushtarë turq në Siri

D V

Izraeli pritet të fillojë me testimin e kapsulës kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...