Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nëse Bullgaria nuk e ndryshon qëndrimin e saj, duhet ta përgatisim popullin tonë se bisedimet me BE-në nuk do të fillojnë

Shkup, 11 tetor – Kryeministri Zoran Zaev nga Probishtipi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nëse Bullgaria nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj vendit tonë, mund të na duhet të përgatitemi se mund të mos fillojë konferenca e parë ndërqeveritare në muajin dhjetor.

“Bisedimet mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryeministrit të bullgarisë Bojko Borisov ishin të mira, por bisedimet mes ministres Ekaterina Zaharieva dhe ministrit Bujar Osmani nuk ishin aq të mira. Ajo që është propozuar nga ajo anë nuk është as fqinjësi e mirë, as vëllazërore, e as më pak evropiane. Dhe nëse kjo mbetet ashtu duhet ta përgatisim popullin tonë të Maqedonisë së Veriut se mund të mos fillojë konferenca e parë ndërqeveritare të cilën e presim në muajin dhjetor”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se ditët në vijim pret që të gjejë zgjidhje, me ciç e quajti ai “vëllain tim Bojko”.

“Ne do të bëjmë gjithçka në këto ditë të ardhshme të gjejmë zgjidhje. E pranuam historinë e përbashkët dhe historinë e përgjithshme siç e thirrin në Bullgarinë fqinje si diçka që është pjesë përbërëse e të kaluarës tonë. Kemi histori tonën të veçantë edhe populli i Maqedonisë së Veriut edhe populli bullgar ose Republika e Bullgarisë”, u shpreh kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...