Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Nëse dëshironi proteina të pastra, shmangni këtë mish pule

Në rast se dëshironi të hani proteinë të pastër pa aspak yndyrë, ju këshillojmë t’i kushtoni kujdes dukjes së gjoksit të pulës

Nëse ndonjëherë keni blerë gjoks pule, atëherë me siguri dini që ndonjë mish ka linja të bardha në sipërfaqe.

Tani është zbuluar se çfarë saktësisht janë këto vija, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Falë fermave moderne ndonjëherë zogut të sapo dalë nga veza deri sa të arrijë në pjatën tuaj i nevojiten vetëm 40 ditë, pikërisht të rritjes dhe zhvillimit të shpejtë, thanë ekspertët në emisionin Discovery Food në Channel 4.

Shpejtësia me të cilën rriten zogjtë shkakton shfaqjen e linjave të bardha në mish, kanë zbuluar shkencëtarët, ndërkaq adhuruesit e fitnesit mbase do të dëshironin që t’i shmangnin, sepse këto linja pikërisht do të thonë tepricë e yndyrës.

Zogjtë shumë shpejt zhvillohen në mënyrë që të arrijnë madhësinë e nevojshme për mish dhe treg, gjë që shkakton shfaqjen e linjave të bardha.

Mirëpo, madje edhe me linja të bardha, përmbajtja e yndyrës në mishin e pulës ende është e ulët, sipas të dhënave të prezantuara në studim.

Nga ana tjetër, mishi organik ka minimalisht linja, sepse zogjtë më ngadalë rriten.

Postime të ngjashme

Ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

S.B.

Disa këshilla thelbësore rreth agjërimit

S.B.

Kush duhet të jetë fizikisht aktiv para e kush pas ushqimit?

S.B.

Shtoni këtë pluhur në pijet tuaja për të ngritur fokusin dhe shkrirë dhjamin në bark

S.B.

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

S.B.

Përfitimet shëndetësore nga lulet e brokolit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...