“Nëse e keni dëgjuar atë emër, e dini që do humbisnit 3-0”, portieri zbulon nofkën e panjohur të Messit

nga D. V.

Portieri i Huracan, Hernan Galindez, kujtoi përplasjet e fëmijërisë së tij me Lionel Messin, kur ylli i Inter Miami luante për Newell’s Old Boys.

“Ne u takuam shumë herë”, ka thënë fillimisht Galindez, i cili në atë kohë luante për ekipin e të rinjve të Rosario Central, ndërsa Messi luante për Newell’s.

Galindez zbuloi gjithashtu nofkën që Messi kishte në atë kohë: “Gjithmonë e thërrisnin ‘El Colorado que juega con la 10’ (‘Flokëkuqi që mban numrin 10’). Nëse e dëgjoje atë emër, e dije që do humbisje 3-0”.

Ai shtoi se Messi ishte i jashtëzakonshëm që në fëmijëri: “Ai ishte një bishë. Ka video të tij duke luajtur dhe ishte e mahnitshme të shihje dikë kaq të ri duke dribluar topin në atë mënyrë”.

Messi si fëmijë te Newell’s Old Boys

Portieri 38-vjeçar, i cili luajti gjithashtu për Universidad Catolica (Kili) dhe Rangers (Skoci), shtoi: “Ai luajti për klubin Abanderado Grandoli, i cili ishte shumë afër shtëpisë sime dhe shtëpisë së gjyshërve të mi. Ne takoheshim shpesh atje. Në fakt, kujtimi i parë që kam si portier – goli i parë që pësova – ma dha ai. Ai kaloi pesë nga shokët e mi të ekipit, përfshirë edhe mua”.

Galindez, i cili aktualisht luan për ekipin kombëtar të Ekuadorit, tha se ishte një nder i madh për të që të qëndronte përsëri përballë Messit më vonë në karrierën e tij.

Hernan Galindez

“Kur e pata përsëri si kundërshtar, u ndjeva krenar”, nënvizoi Galindez, i cili gjithashtu kujtoi se pas ndeshjes Argjentinë – Ekuador (1-0) në Monumental, ata shkëmbyen fanellat.

“Djali im është tetë vjeç dhe vazhdon të më thotë ‘Babi, dua fanellën e Messit’. I shpjegova se nuk është e lehtë. I kërkova Leo Campanës (shokut të skuadrës së Messit te Inter Miami) të më ndihmonte të merrja një. Kur ai u la jashtë formacionit për ndeshjen, më tha të shkoja te Messi pas ndeshjes dhe të shkëmbenim fanellat – dhe funksionoi”, përfundoi portieri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More