Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nëse miratohet nga EMA! Bavaria nënshkruan marrëveshje me Sputnik V

Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë.

Markus Soeder, udhëheqës i këtij landi ka thënë më 7 prill se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V. Nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen, ka thënë Soeder. Prodhimi në Illertissen mund të nisë këtë vit, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek.

Memorandumi përfshin mundësinë e importimit të vaksinës, ka thënë Holetschek, duke shtuar se ajo është “vaksinë shumë efektive”. Agjencia Evropiane e Ilaçeve është duke analizuar këtë vaksinë për autorizim. Ekspertët e kësaj agjencie janë duke pritur që të udhëtojnë në Rusi më vonë gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës. Rusia ka miratuar për përdorim këtë vaksinë në muajin gusht, duke e bërë Sputnik V, vaksinën e parë të autorizuar kundër koronavirusit, pavarësisht pse të gjitha testet klinike nuk ishin kompletuar atë kohë.

Qeveria gjermane, e cila është përballur me kritika për shkallë të ulët të vaksinimit, meqë ka mungesë të vaksinave, ka thënë muajin e kaluar se do të jetë e hapur për të përdorur Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatori evropian për ilaçe.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...