Agjencia Zhurnal.mk

Nëse ndeshja shkon në penallti, cili ekip e ka portierin më specialist për 11 metërsha: Statistikat e Muric dhe Dimitrievski

Ndeshja e sotme në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka mundësi të zgjidhet edhe përmes penalltive nëse rezultati në fund të ndeshjes dhe vazhdimeve është i barabartë.

Kjo pasi në ndeshjen e sotme e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, njëra skuadër duhet të dali fituese.

Por nëse ndeshja shkon në penallti, cila skuadër është më favorite?

Sipas statistikave, portieri i “Dardanëve”, Aro Muriç është shumë më i mirë në pritjet e penalltive se sa tre portierët e grumbulluar nga Maqedonia e Veriut.

21 vjeçari i Kosovës ka pritur 5 nga 11 penalltitë që janë goditur në drejtim të tij, me një saktësi të lartë të pritjeve prej 45 për qind, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër “numri një” i Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski ka pritur po ashtu 5 penallti në karrierën e tij.

Por për dallimi nga Muric, në drejtim të tij janë gjuajtur plotë 34 penallti. Saktësia e pritjeve të penalltisë për Dimitrievskin është 14 për qind.

Edhe dy portierët e bankës rezervë të Maqedonisë së Veriut nuk njihen për pritje penalltish. Bozinovski nuk ka pritur asnjëherë në karrierë penallti, ndërsa Siskovski ka vetëm një pritje.

Gardiani i Kosovës, Aro Muriç ka pritur penallti edhe ndaj yllit të Anglisë si Harry Kane dhe talentit të Chelseat, Reece James.

Si Muric edhe Dimitrievski aktualisht po bëjnë karrierë në La Liga 2, njëri te Girona e tjetëri te Rayo Vallecano.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...