Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Nëse VV dhe LDK shkojnë në balotazh për Prishtinën, fiton LDK-ja”

Drejtoresha ekzekutive e INPO-së, Albulena Ndrecaj, vlerëson se asnjë parti politike deri tani nuk e ka marrë seriozisht qeverisjen e Prishtinës.

Ndrecaj në Rubikon u shpreh se duke parë rritjen e Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale mund të ketë një epërsi të lehtë edhe në zgjedhjet lokale.

“Asnjë parti deri tash nuk e ka marrë me seriozitet qeverisjen e Prishtinës pasi deri vonë ka qenë e baras vlefshme me qytetet e komunat tjera edhe pse ka qenë kryeqytet”.

“Me përzgjedhjen e kandidatëve nga partitë deri tani tregojnë se e kanë marrë më seriozisht qeverisjen e Prishtinës pasi që dihet se kushdo që udhëheq me Prishtinën është më dominues”, tha Ndrecaj.

“Shanset reale dhe tradicionalisht në zgjedhjet e fundit që janë mbajt në Kosovë atëherë Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë një epërsi të lehtë”.

Ndrecaj thekson se në rast të balotazhit mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës atëherë me ndihmën e partive të tjera fiton LDK-ja.

“Nëse Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në balotazh – besoj shumë që të gjitha partitë tjera politike do ta përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve lokale”, tha Ndrecaj.

Mes tjerash Ndrecaj tha se për partitë duhet të jetë e rëndësishme edhe ekipet që i përcjellin dhe mbështesin këta kandidatë pasi duhet të kenë ekip të konsoliduar mirë e për përsosur për të përcjell zbatimin e programit qeverisës së kandidatëve.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...