Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Nëse Zaev s’kërkon përgjegjësi politike për Bekteshin, a do të ketë përgjegjësi penale se si ai i ndanë paratë e shtetit!

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 24 nëntor – Deri më tani Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë katër pako të ndihmave ekonomike të cilat kapin një vlerë prej rreth një miliardë euro. Por,ky proces për shkak të keqmenaxhimit nga politikanë të ndryshëm mund të marrë kahje negative dhe të kthehet bumerang te qytetarët. Prandaj është e nevojshme që qeveria të ketë kontroll të plotë se në çfarë mënyre dhe ku shkojnë paratë. Rasti i fundit me 549 euro të cilat Ministria e ekonomisë ia ndan kompanisë Anet për një projekt që kushtonte mbi 40 mijë euro, ka bërë që të lindin dyshime se si menaxhohen paratë e dedikuara për rimëkëmbje ekonomike, si manipulohen ata dhe a ka kontroll ndaj menaxhuesve të këtyre parave?

Qeveria ndan 17.2 milionë euro për gjithsej 400 kompani

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se githsej 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro. Kjo mbështetje financiare është një nga masat në pakon e tretë, saktësisht mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës në vlerë prej 20 milionë euro e destinuar për sektorin privat, gjegjësisht për kompanitë të cilat në kohë krize vazhduan të punojnë dhe të investojnë në zhvillimin dhe rritjen e tyre, konkurrencën dhe modernizimin.

Qëllimi konkret i kësaj mase ekonomike nga pakoja e tretë është rritja e produktivitetit të kompanive, modernizimi i proceseve dhe me të edhe përmirësimi i konkurrencës, mundësitë për eksport që në fund të fundit nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e vendeve ekzistuese.

Në bazë të kushteve, këto 400 kompanitë veçse kanë filluar ciklin e investimeve ose do të investojnë gjatë vitit vijues 2021. Bëhet fjalë për investime në periudhën mars 2020 deri në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm 2021. Investimi i përgjithshëm i kompanive të zgjedhura vlerësohet në 89 milionë euro. Mjetet në vlerë prej 17.2 milionë euro, janë të destinuara për kompanitë nga industria përpunuese, tregti dhe sektorin e IT-së me qëllim investimeve të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja.

Me këtë masë, Qeveri ka për qëllim që edhe në kushte të pandemisë t’iu ndihmojë ndërmarrjeve të biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë nacionale, përmes realizimit të projekteve investuese.

Shfrytëzimi i mjeteve jep sinjal të qartë se ka kompani nacionale që edhe në kohë krize janë të përgatitura të investojnë, të përshtaten me situatën e re të krijuar dhe me rimëkëmbjen e ekonomisë të vendit.

Zaev: Shteti është këtu për tiu ndihmuar në momentet më të vështira

Kryeministri Zaev nënvizoi se shteti është këtu që t’iu ndihmojë qytetareve në momentet m ëtë vështira me qëllim që së bashku ta tejkalojë këtë krizë.

Çdo aktivitet investues ka shumë vlerë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe pikërisht për këtë kjo masë është përkushtuar për rivitalizimin, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e konsumit dhe të industrisë. Zaev tha se të gjithë këta masa janë marrë me konsultim para miratimit të masave, me të gjithë aktorët në shoqëri, odat, sindikatat, punëdhënësit, organizatat qytetare, mbeten prioritet.

Gjithashtu ndër qëllimet e qeverisë ishte që edhe kompanitë e vendit të trajtohen në mënyrë të barabartë me ato të huaja dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe këto marrin mbështetje nga ana e shtetit. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme do të vijojnë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve me qëllim që vitin e ardhshëm të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja të mund ti shfrytëzojnë masat që dalin nga Ligji.

A e di Zaev se si ministri i ekonomisë i ndanë paratë!

Rasti i fundit me kompaninë “Anet Solution” ka nxjerr në dritë një dukuri se si mund të keqpërdoren paratë! Nëse për një projekt që kushton rreth 40 mijë euro, ndahen 549 euro, atëherë shtrohet pyetja përse janë ndarë këta para! Këta para nuk mund të thuhet se as janë ndihmë, as janë për të realizur ndonjë projekt,por as kanë ndonjë qëllim të caktuar. Cdo para të cilin e lëshon shteti në xhirollogari të kompanive duhet të ketë arsyen se përse e bënë këtë. Nëse bëhet fjalë për shumën 17.2 milionë euro që duhet t’iu ndahen rreth 400 kompnaive, kjo i bie se këtyre kompanive mesatarisht duhet t’iu ndahen nga 43 mijë euro. Por shuma prej 549 euro nuk ka asnjë lloj kuptimi! Nëse 17.2 milionë euro i ndan nga 549 euro, kjo dot ë thoshte se dot ë ndihmoheshin mbi 31 mijë kompani. Të gjitha këta shifra janë shqetësuese dhe tregues se sa keq dhe në mënyrë krejt manipuluese ndahen këto para publike.
Andaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev a ka informacion se si nëndahen paratë, kush i përfiton ata, çfarë roli luan ministri Bekteshi, a është e drejtë e ministrit të vendosë se kush çfarë “lëmoshe” fiton, apo ka rregulla dhe standarde se si duhet të ndahen paratë.

Nëse nuk ka një përgjegjësi politike, sigurisht se do të ketë përgjegjësi penale, për të cilin duhet organet përgjegjëse të kyçen dhe të hetojnë të gjitha rastet ku ka manipulime të tilla.

Prandaj, Zaev si shef i Bekteshit dhe i zgjedhur për të menaxhuar këtë qeveri, dot ë duhet të reflektojë dhe të japë sqarime se si punojnë ministrat dhe funksionarët e tij.

Është koha t’i thuhet mjaft manipulimeve, korrupsionit dhe dukurive negative në shoqëri! Ligji duhet të vlejë për të gjithë njësojë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Opozita edhe sot do të protestojë para Qeverisë

Z H

Publikohen oraret e orëve për mësimdhënie në RTMV

T E

Spasovski kthehet në vendin e punës pasi fitoi betejën me Covid 19

Z H

Moti për sot në Maqedoninë e Veriut

E.E.

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshinë fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

E.E.

Shkupi qyteti i shtatë më i ndotur në botë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...