Agjencia Zhurnal.mk

Nesër dhe pasnesër në Shkup Forumi Ministror – BE Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Forumi Ministror – BE Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e Unionit.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të Drejtësisë, e dyta sektorit të Punëve të Brendshme, ndërsa në këtë ngjarje siç bëri të ditur Komisioni Evropian do të marrin pjesë eurokomisarët për Drejtësi dhe Migrim, Vera Jourova dhe Dimitris Avramopollus.

Të hënën, komisarja për Drejtësi Jourova, siç informon korrespondentja e MIA-së nga Brukseli, do të marrë pjesë në takimin në të cilin do të diskutohet për sundimin e së drejtës dhe reformat gjyqësore, si dhe për kushtet në burgjet dhe përdorimin e sanksioneve alternative. Jourova ditën e njëjtë do të ketë edhe debat me studentët e Fakultetit Juridik.

Të martën, eurikomisari për Migrim Avramopollus do të jetë pjesë e takimit ministror për Punë të Brendshme në të cilin do të bisedohet për bashkëpunimin në pjesën e politikës migruese dhe menaxhimin kufitar mes BE-së dhe rajonit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...