Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Shkup, 6 shtator – Komunikacioni në qytetin e Shkupit nesër do të ketë kufizime, pasi do të ndërpritet qarkullimi nëpër disa rrugë për shkak përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, transmeton Portalb.mk.

 

Policia sqaroi që për shkak të përgatitjeve për manifestimin në lidhje me Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorit, në qendrën e Shkupit, nesër më 07.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, do të mbyllen për qarkullim këtë rrugë:

-Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës nga “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërkaq në drejtimin e kundërt do të jetë i hapur, kurse nga ora 15:00 komunikacioni do të bllokohet në të dy drejtimet.

– rrugët “Dame Gruev”, “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i Dytë” në drejtim të “13 Nëntorit” deri re rruga “11 Tetor” dhe rruga “11 Tetor” në drejtim të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Dame Gruev”; do të mbyllen nga ora 23 të datës 07.09.2021 deri në ora 11:00 të datës 08.09.2021.

Policia gjithashtu kërkoi që të respektohen urdhrat që do të jepen nga policia rrugore gjatë kësaj periudhe.

Related posts

Nuk respektoi protokollet anti-Kovid, mbyllet një lokal në Shkup

N E

Teuta Arifi: Tetova me pishinë të mbyllur

Redaksia

Për shkak të protestës nesër regjim i veçantë i trafikut në qendër të Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com