Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nesër fillon fushata zgjedhore, KQZ në proces të verifikimit të listës përfundimtare të votuesve

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës do të fillojë zyrtarisht nesër (e mërkurë) më 3 shkurt dhe do të vazhdoj deri më 12 shkurt.

KQZ-ja pritet që sot të certifikojë edhe numrin e përgjithshëm të votuesve, kurse vetëm nga jashtë shtetit përmes një liste jo përfundimtare gjatë të hënës nga shërbimi votues kanë njoftuar se pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione.

Të gjithë qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Identifikimi i këtyre personave të cilët janë të infektuar me coronavirus do të fillojë sot më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt ndërsa ata do të mund të zgjedhin nëse duan që të marrin pjesë apo jo në zgjedhje.

KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Gjatë të hënës është bërë tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Tërheqja e numrave nga 111-138 për renditje në fletëvotim është bërë nga përfaqësues të subjekteve politike.

Si rezultat i kësaj, kjo është renditja subjekteve politike:

Lëvizja Vetëvendosje-127

Lidhja Demokratike e Kosovës-132

Partia Demokratike e Kosovës-134

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-135

Nisma Socialdemokrate-121.

Lista Serbe – 119

Ndërkaq, partitë tjera mbajnë numrat: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, etj.

KQZ-ja pritet që sot të certifikojë edhe numrin e përgjithshëm të votuesve, kurse vetëm nga jashtë shtetit përmes një liste jo përfundimtare gjatë të hënës nga shërbimi votues kanë njoftuar se pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione.

Identifikimi i këtyre personave të cilët janë të infektuar me coronavirus do të fillojë sot më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt ndërsa ata do të mund të zgjedhin nëse duan që të marrin pjesë apo jo në zgjedhje.

KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, nuk është ftuar që të ndihmojë në procesin zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ai gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurori e Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe OJQ, ka garantuar se qytetarët do të jenë të sigurt në ditën e zgjedhjeve.

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Pula ka thënë se janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor, transmeton Telegrafi.

Kryesuesi i Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres, Shukri Sylejmani ka thënë se PZAP ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen e të gjitha aktiviteteve që janë në mandatin e PZAP-së

Ai ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e PZAP dhe stafi i sekretariatit janë të gatshëm për shqyrtimin e të gjitha ankesave dhe apeleve që dalin nga këto zgjedhje.

Sylejmani gjithashtu tha se PZAP do të punojë me orar të zgjatur.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë konferencës së sotme për medie ka thënë se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

Daka shtoi  se organizimi i zgjedhjeve nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Jemi të vetëdijshëm që bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për ti shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen në përputhje me ligjin dhe  të reagojmë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se KQZ është angazhuar vazhdimisht për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë.

KQZ-ja, që është institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, konsideron se janë arritur kapacitetet e mjaftueshme për ta mbikëqyrur dhe organizuar vetë procesin zgjedhor.

Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se KGJK është mobilizuar për këtë proces zgjedhor.

Ajo ka bërë të ditur se KGJK ka angazhuar 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar dhe do tu përgjigjen të gjitha kërkesave eventuale që vijnë nga Prokuroria.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka bërë të ditur se pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, policia ka hartuar një plan operativ.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...