Nesër fillon fushata zgjedhore, për kryetarë komune garojnë 301 persona

Shkup, 26 shtator – Në garën zgjedhore, dotë hyjnë rreth 11 mijë kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë, dhe atë në 80 komuna në gjithë vendin dhe qytetin e Shkupit, informon Zhurnal.

 

Fushata zyrtare për zgjedhjet lokale fillon nesër.

Sipas statistikave të KSHZ, në garë për kryetarë komune marin pjesë 301 kandidatë, me dominim absolut të gjinisë mashkullore, respektivisht, vetëm 8,3% janë kandidate femra. Më tepër kandidatë ka për qytetin e Shkupit – 12, e më pas janë Struga dhe Dollneni me nga tetë kandidatë. Sa i përket kandidatëve të pavarur, të tillë janë 24.

Mbi 10,600 kandidatë janë kyçur në garën për një vend këshilltari ndërsa prej tyre, 675 janë në listën e qytetit të Shkupit prej të cilëve mund të zgjedhen vetëm 45.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,824,864 qytetarë. Për herë të parë në këto zgjedhje, do të përdoret skener për shenjat e gishtave, ndërsa është paraparë dhe mundësi për votim me dokumente të skaduara.

Fushata fillon nesër dhe përfundon më 15 tetor. Në komunat ku nuk ka fitues në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet më 31 tetor.//Zhurnal.mk

Related posts

Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

D V

OBSH në Maqedoninë e Veriut dorëzoi bartës të vaksinave dhe reagentëve të sekuencimit të viruseve

D V

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar 11 zjarre në fshatra të ndryshëm në Kumanovë dhe në Likovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More