Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nesër fillon gjykimi për gjashtë të akuzuar për protestën e dhunshme lidhur me aktvendimin e rastit “Monstra”

Shkup, 17 mars, Zhurnal.mk – Gjashtë të akuzuar se kanë qenë pjesë e turmës së dhunshme të protestave lidhur me aktvendimin e lëndës “Monstra”, nesër do të paraqiten në seancën e parë në Gjykatën penale në Shkup. Prokuroria e Shkupit e cila e përfaqëson rastin, gjashtë të akuzuarit i ngarkon për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë për vepër penale konform nenit 385 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal”. Sipas dispozitave të këtij neni të akuzuarit mund të dënohen prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

Gjykimin për ngjarjet e 26 shkurtit në Shkup do ta udhëheq gjykatësi Marin Stanevski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike, Marija Demirova- Panajotova.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit më 26 shkurt si pjesëmarrës në tubimin publik të qytetarëve në Shkup- protestë për aktgjykimin në lëndën “Monstra” kanë qenë pjesë e turmës e cila me aktivitet të përbashkët ka kryer dhunë ndaj nëpunësve policor dhe personave tjerë të pranishëm. Si rezultat i kësaj lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një gazetar i pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lënduar 11 nëpunës policor.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...