Nesër fillon kontrolli në Listën zgjedhore

Shkup, 20 gusht – Kontrolli publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Atëherë KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjeve.

 

Në këtë afat qytetarët kërkesën për regjistrim, shlyerje apo plotësim në Listën zgjedhore duhet ta parashtrojnë me shkrim drejt njësove rajonale apo zyreve të KSHZ-së apo në mënyrë elektronike t’I drejtohen Komisionit dhe më pas të parashtrojnë dëshmi adekuate.

Afati për mbyllje të Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike është 24 shtatori, përderisa Lista zgjedhore përfundimisht duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor.

Qytetarët të dhënat e veta në Listën zgjedhore mund t’I kontrollojnë përmes ueb-faqes së Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) – www.sec.mk apo në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Ndërkohë, prej 16 gushtit rrjedhë grumbullimi I nënshkrimeve për parashtrim të listave të pavarura të kandidatëve. Grumbullimi I nënshkrimeve në zyret rajonale të KSHZ-së do të zgjatë deri më 30 gusht në orën 24:00.

Related posts

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe

D V

Rritet kostoja e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë

N E

Pavllova: Fillimisht të analizohen leksionet e mësuara, pastaj të planifikohen investimet

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com