Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Nesër fillon procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës

Tetovë, 4 tetor – Procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 5.10.2020 (e Hënë). Pritja solemne e studentëve të rinj të universitetit tonë do të bëhet në orën 11:00 në sheshin para Rektoratit.

Pritja solemne për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit – Kumanovë, do të bëhet në qytetin e Kumanovës.

Pas pritjes nga ana e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, studentët e rinj do të drejtohen drejt auditorëve të fakulteteve të tyre, ku në orën 12:00, do të kenë takim me dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatës.

Mësimi do të fillojë me prezencë fizike në të gjithë fakultetet.

Studentët obligohen që t’i respektojnë masat e caktuara për mbrojtje nga COVID – 19, ta ruajnë distancën, të kenë maska mbrojtëse dhe të respektojnë shenjat përkatëse gjatë prezencës në hapësirat e Universitetit.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...