Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Kosovë

Rritja e ndjeshme e shifrave të infektimeve për shkak të variantit Delta ka detyruar qeverinë e Kosovës të ashpërsojë sërish masat shtrënguese. Prej ditës së shtunë dhe deri në 1 Shtator ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe ahengjeve familjare.

Baret, restorantet dhe hapësirat e ngjashme të hoteleve do të lejohen të punojnë deri në orën 22:30. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës. Një tjetër masë është ndalimi i hyrjes në mjetet të transportit publik pa maskë.

Deri në 1 Shtator hyrja në ambientet ku ka grumbullime siç mund të jenë festivale, koncerte apo aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona do të lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit kanë certifikatë vaksinimi, testi PCR negativ, dëshmia se e kanë kaluar COVID-19 apo testi i shpejtë negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Ndryshime do të ketë edhe në kufi për qytetarët që hyjnë nga vende të konsideruara me rrezik të lartë. Ata duhet të paraqesin test negativ të bërë në 72 orët e fundit, certifikatë vaksinimi ose dëshmi të antitrupave jo më të vjetër se 1 muaj. Për të përballuar situatën në spitale, qeveria ka miratuar shtimin e stafit shëndetësor. Në Kosovë janë mbi 12 mijë raste aktive.

Related posts

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

Rasti ‘’Reflektori’’ – aktakuzë ndaj gjashtë personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

D V

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy