Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër ndryshohet regjimi i trafikut në Shkup

Shkup, 7 shtator – Festimi qendror “30 vjet pavarësi” do të mbahet nesër në Shkup dhe duke filluar nga ora 11 deri në përfundimin e ngjarjes të mbyllura për trafik do jenë bulevardi “Koço Racin” përgjatë udhëkryqit me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri në rruga “Kiril dhe Metodij”, rruga “11 Oktomvri” përgjatë rrugës “Krushevska Republika” deri te rruga “Dimitrie Çupovski”, rruga “Filip Vtori” përgjatë bulevardit “Goce Dellçev” deri te rruga “11 Oktomvri”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të mbyllura për trafik nga 0ra 11 deri në përfundimin e ngjarjes do të jenë edhe Keji “13 Noemvri” përgjatë rrugës “Filip Vtori” deri te bulevardi “Koço Racin”, rruga “Mirçev Acev” përgjatë rrugës “Filip Vtori” deri te bulevardi “Koço Racin”, rruga “Dimitria Çupovski” përgjatë portës Maqedonia deri te bulevardi “Kliment Ohridski” dhe rruga “Dame Gruev” nga udhëkryqi me rrugën “Maqedonia” deri te rruga “11 Oktomvri”.

Reparti për siguri në trafikun rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ndërmerr masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër këto rrugë, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës. SPB-Shkup u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, qëndron në kumtesë.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy