Nesër pa rrymë një pjesë e komunave Kisella Vodë, Çair, Karposh dhe Studeniçan

Shkup, 25 gusht – Pa energji elektrike nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik distributive do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në komunat Kisella Vodë, Çair, Karposh dhe Studeniçan.

 

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN, kumtoi se nesër pa rrymë, prej orës 07:00 deri në orën 11:00 do të jenë konsumatorët nga rr.”Hristo Tatarçev” nr.7, 16, 18, 20 dhe 22, si dhe një pejsë e rr.”Vera Jociq” dhe një pejsë e rr.”Todor Panica” në komunën Kisella Vodë.

Prej orës 07:00 deri në orën 15:30, rrymë nuk do të kenë konsumatorët nga një pjesë e rrugës “Kemal Ataturk”, rr.”Cvetan Dimov” nr.139, 144, 147 dhe 155 si dhe një pjesë e rrugës “Xhon Kenedi” (përballë Vero-s) në Komunën e Çairit.

Në Komunën e Karposhit pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 11:30 do të jenë konsumatorët e një pjese të lagjes Zllokuçan, ndërsa prej 09:00 deri në orën 11:00, konsumatorët nga objektet afariste në rrethin e ish-fabrikës – së xhamave, në Komunën Kisella Vodë.

Në Komunën e Studeniçanit prej orës 09:00 deri në orën 12:00, pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rr.1 dhe rr.3.

Konsumatorët nga rr.”Mishko Mihajllovski” nr.12,17 dhe 21 në Komunën Kisella Vodë, pa rrymë do të jenë prej orës 09:00 deri në orën 15:00. 

Related posts

Jansha për BNR: E kuptoj pozitën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por doemos të gjendet kompromis

D V

Anulohet gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno”, pokurorja Stefanova do të testohet për Kovid-19

Z H

Në Kuvend caktohet seancë e re dhe vazhdohen dy të tjera

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com