Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Nesër përfundon shtyrja e fundit e detyrimeve kreditore për qytetarët dhe kompanitë

Shkup, 30 mars – Shtyrja e dytë gjashtë-mujore e detyrimeve kreditore përfundon nesër. Qytetarët dhe kompanitë që kanë vendosur ta shtyjnë kthimin e kredive për shkak të ndikimit financiar nga kriza e shkaktuar nga Covid 19, do të duhet të rifillojnë pagesën e rregullt nga 1 prilli. Nga Shoqata e Bankave thonë se numri i qytetarëve që shfrytëzuan rastin për të pasur shtyrje për herë të dytë është në mënyrë drastike më i ulët.

“Ndryshe nga vendimi i parë për shtyrje të pagesës, e cila u përdor nga pothuajse 70 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve, tani numri është rreth 7.4 për qind, me çka numri më i madh i qytetarëve gjatë pagesës së shtyrë vendosën të fillojnë të paguajnë detyrimet e tyre të kreditit”, njoftojnë nga Shoqata e Bankave.

Shtyrja pagesore ishte masë e marrë vitin e kaluar. Shtyrja e parë filloi më 1 prill dhe zgjati deri më 30 shtator. Vlente për të gjithë ata që vullnetarisht donin të shtynin shlyerjen e kredive.

Shtyrja e dytë filloi më 1 tetor, por me kushte të ndryshuara. Gjegjësisht, bankat kërkuan që të përmbushen disa kritere në mënyrë që të jenë në gjendje të miratojnë shtyrje të re gjashtë-mujore për të interesuarit.

Ajo që tani qytetarët dhe kompanitë duhet ta kenë parasysh është se me fillimin e pagesës së rregullt, ata do të kenë këste më të larta sepse do të përfshijë interesin nga muajt në të cilët nuk është paguar asgjë.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...