Kulturë

Nesër premiera e filmit “Qiej të trazuar” në platformën online të PriFest

Zhurnal Ads

Filmi i metrazhit të gjatë “Qiej të trazuar” me regji dhe skenar të Anton Ndrecajt nesër ka premierën botërore në kuadër të festivalit të filmit PriFest.

“Qiej të trazuar” është e zhanrit dramë, e cila përfshin në rolin kryesor një psikiatër të mirënjohur i cili ka ardhur tek përfundimi që jeta është e pavlefshme dhe që më asgjë nuk ka rëndësi. Ai përpiqet të bindë familjen e tij që ta lënë të ikë, por ai përballet me një konfrontim të gjerë duke i sjellë atë dhe familjen e tij në një konflikt dhe gati në shkatërrim.

Edhe pse gjithçka duket se është perfekte rreth Robertit: karriera, shtëpia e shkëlqyer, shtëpia në male, gruaja e bukur, fëmijët e shëndetshëm – mungesa e mirëkuptimit për funksionimin e kësaj bote e bën që gjithçka të duket e pavlerë, njofton Klan Kosova.

Në rolet kryesore janë aktorët Jehon Gorani dhe Arta Muçaj, ndërsa në rolet tjera luajnë Luan Kryeziu, Imer Kutllovci, Furtuna Aliu, Don Shala, Vedat Haxhiislami, May-Linda Kosumoviq, Fatlume Bunjaku, Ali Demi, Agim Sylejmani dhe Florist Bajgora.

Producenti i filmit Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se premiera e këtij filmi ishte menduar me tepih të kuq por kjo u pamundësua për shkak të rrezikut të pandemisë së COVID-19.

“Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata individë të shumtë që u angazhuan për realizimin e këtij filmi, si dhe QKK-në për mbështetjen e tij”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social Facebook.

Filmin mund ta shikoni në platformën online të festivalit nga ora 16:00.

Këtu më poshtë gjeni linkun e trailerit të filmit:

Postime të ngjashme

Sanremo 2021 shtyhet për në prill

S.B.

Krijimtaria e Alije Vokshit – në fokus të publikut ndërkombëtar

Z H

Edicioni i 7 i festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea”, nis me filmin kosovar “Cirku Fluturues”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...