Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nesër pritet të nisin bisedimet BE-Turqi

Ditën e nesërme (6 prill 2021), presidentët e institucioneve evropiane do të vënë në dukje kushtet e Bashkimit Europian për t’i hapur rrugë rifillimit gradual të marrëdhënieve ekonomike me Turqinë.

Po ashtu, nesër, pritet të diskutohet edhe për mbështetjen e refugjatëve që kanë shkuar në Turqi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojnë drejtë Ankarsë, për t’u takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi migracionin dhe tregtinë. Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i një vendi anëtar në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.

Bisedimet në Ankara do të jenë një moment shumë i rëndësishëm politik, por nuk bëhet fjalë për negociata, sqaron Brukseli.

“Shumë po presin të shohin se çfarë do të thonë Charles Michel dhe Ursula von der Layen në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ata duhet të thonë gjëra, siç bëri Josep Borrell në Moskë. Nuk bëhet fjalë të dukesh i sjellshëm. Do të jetë e vështirë”, analizon diplomati evropian./TCH

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...