Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nesër seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

Zhurnal Ads

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa të mërkurën do të deklarohet sërish para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara bëjnë të ditur se seanca do të fillojë në ora 15:00, transmeton Telegrafi.

“Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vetë-deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetë-deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pjesa e dytë e seancës thuhet se do të shërbejë si konferencë për ecurinë e çështjes.

Ndryshe, Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit, aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

IKSHPK: Qëndroni në shtëpi, ajri nuk është i shëndetshëm

S.B.

Dyshohet se e mitura në Rahovec u helmua me narkotikë

S.B.

5,951 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

Ismaili: Veseli, Thaçi, Krasniqi dhe Selimi me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë

S.B.

Ujmani është toka jonë

admin

Dhunohet fizikisht dhe rrëmbehet një person në Prishtinë, ky arsyeja e ngjarjes së rëndë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...