Agjencia Zhurnal.mk

Nesër seanca konstituive, a do të sigurohet shumica e re parlamentare?

Shkup, 3 gusht – Zhurnal.mk – Nesër do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, nën masa të veçanta përshkak korona virusin dhe e njejta do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit e cila gjendet në krye të ndërtesës, informon Zhurnal.

Arsyeja pse seanca dotë mbahet në sallën e madhe është përshkak se duhet respektuar masat për distancë fizike kështu që parandalohet përhapja eventuale e virusit.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se pret konstituim të shpejtë të Parlamentit dhe Qeverisë, e cila siç tha, nuk do ta ketë komoditetin që mos t’i bëhen pyetje të vështira në 100 ditëshin e parë. Trendet aktuale me virusin nuk do të lejojnë rimëkëmbje të tërësishme të ekonomisë, ndërsa problemet ekonomike, siç tha, gjithnjë sjellin jostabilitet dhe pakënaqësi qytetare. Shumë më herët para se të fillojmë negociatat me BE-në, siç tha, do të duhet të fillojmë me implementim praktik të reformave të ardhshme juridike dhe të intensifikojmë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Partitë të cilat pas zgjedhjeve jozyrtarisht filluan bisedimet, pritet t’i intensifikojnë përpjekjet rreth formimit të shumicës parlamentare dhe Qeverisë së re.

Nga koalicioni “Mundemi”, përsëritën qëndrimin se bisedimet për formim të shumicës parlamentare dhe qeverisë zyrtarisht do t’i fillojnë pas festës së Ilindenit. Spasovski pret që së shpejti të formohet Qeveria e re në krye me LSDM-në, ndërsa pohimet për blerje të deputetëve, ai i quan si nebuloze.

Ndërkohë edhe Mickoski paralajmëroi garë për formim të Qeverisë.

“Duhet ta kthejmë shtetin në idealet e ilindenit, e ajo është liria, drejtësia dhe bashkimi. Kjo është detyra jonë e përbashkët, ta kthejmë lumturinë tek njerëzit, të kthehet buzëqeshja, besimi në shtet dhe të mbështetmi njëri tek tjetri. Kjo është një garë që luhet deri në minutën e fundit, e kështu është edhe me formimin e Qeverisë”, paralajmëroi Mickoski.

Ai gjithashtu javën e kaluar deklaroi se nuk do të ishte befasi që në vjeshtë të mbahen zgjedhje të reja nëse nuk arrihet tani të formohet Qeveri e re.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...