Agjencia Zhurnal.mk

Nesër seanca qeveritare do të mbahet në Shtip

Shtip, 20 janar – Zhurnal.mk – Qeveria nesër seancën e katërt të rregullt do ta mbajë në qytetin e Shtipit, përcjellë Zhurnal.

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat, siç kumtoi pres qendra e Qeverisë, do të kenë disa aktivitete në rajonin e Shtipit.

Para mbajtjes së seancës, zv.kryeministrja Radmilla Shekerinska së bashku me gjeneralin britanik Hju Lojd Xhons do ta vizitojnë kazermën “Jane Sandanski” në Shtip. Në këtë kazermë do të realizohet trajnime nën mentorimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Spasovski, së bashku me zv.kryeministren Milla Carovska, zv.ministren për politikë sociale Sanella Shkrijelj dhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, do ta vizitojnë kompaninë “Albatros” në Shtip./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...