Nesër varroset Blerand Kadrijaj, i cili u vra mbrëmë në Pejë

Blerand Kadrijaj, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është vrarë mbrëmë në Pejë do të varroset ditën e nesërme.

 

Familjarët e Kadrijajt kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 16:00, në fshatin Rastavic të Deçanit.

Ndryshe, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali në shkollën Ekonomike “Ali Hadri”, në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj, të dy zyrtar të PDK-së.

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, dhe nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar dy armë.

Related posts

Presidenca vendos flamurin amerikan në nderim të 11 shtatorit

D V

Qeveria rikthen Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin antiCOVID

D V

Kosova në “listën e gjelbër”, prej sot kosovarët mund të udhëtojnë në Austri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com