Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Netflix do të përfshijë edhe video-lojëra për abonuesit

Netflix ka konfirmuar se do të përfshijë video-lojëra si pjesë e paketave të abonuesve pa ndonjë kosto shtesë.

Në një letër drejtuar investitorëve, thuhej se ishte në fazat e hershme të zgjerimit në lojëra dhe ato për celularët do të shtoheshin së pari në platformë, përcjell Telegrafi.

“Koha është e duhur për të mësuar më shumë rreth asaj se si anëtarët tanë vlerësojnë lojërat”.

Kompania me bazë në Kaliforni tha se pret të regjistrojë 3.5 milionë klientë të rinj në tre muaj deri në fund të shtatorit.

“Ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin e shërbimit tonë për anëtarët tanë dhe sjelljen e historive më të mira për ta nga e gjithë bota”.

Kjo platformë tani numëron më shumë se 209 milionë anëtarë, pasi kanë parë një rritje të regjistrimeve kur konsumatorët po kalonin më shumë kohë në shtëpi gjatë bllokimeve të lidhura me coronavirusin.

Postime të ngjashme

Së shpejti në treg Samsung Galaxy i ri – bëhet fjalë për AO3

D V

Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB sa i kishte më parë – tani do të jetë i disponueshëm me 128

D V

Nëse jeni në këtë grup, Google ka një porosi – ose telefoni juaj do të jetë i padobishëm

D V

Arrin një videolojë e re – personazhi kryesor është një mace e braktisur

D V

Kindles më të vjetër mund të humbasin lidhjen me internet

D V

Moduli i shkencës ruse destabilizoi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...