Neuer, Jota, Rudiger: Formacioni i të dështuarve në Euro 2020 bazuar në statistika

Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ përfundon të dielën në mbrëmje, ku Italia dhe Anglia do të luajnë për trofeun e më të mirit.

 

Pas një muaji futboll, Anglia dhe Italia ato që do të garojnë në finalen e madhe e cila do të zhvillohet në Wembley nga ora 21:00.

Në Euro 2020, ka pasur kaq shumë lojtarë të spikatur, ku Leonardo Spinazzola ishte i shkëlqyeshëm për Italinë para se të lëndohej dhe Raheem Sterling është gjithashtu në garë për t’u zgjedhur më i miri, ashtu si bashkëlojtari i tij Harry Kane dhe Jorginho i Italisë.

Por, ndërsa ata kanë qenë interpretuesit më të mirë në Euro 2020, cilët kanë qenë më të këqijtë?

Faqja e specializuar e statistikave WhoScored.com ka përdorur statistikat për të llogaritur lojtarët më të dobët në turneun e kësaj vere, ku janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë bërë katër ndeshje ose më shumë si titullar.

Formacioni prej 11-të lojtarëve përmban një mori të tërë emrash të mëdhenj si Manuer Neuer, i cili pësoi shtatë gola, por edhe mbrojtësi Antonio Rudiger apo edhe Demagoj Vida i Kroacisë.

Anësorët sulmues të Portugalisë, Diogo Jota dhe Bernardo Silva gjithashtu janë në 11-shen e të dështuarve, ndërsa së bashku me të vend kanë zënë edhe Aaron Ramsey dhe Joe Allen.

Më poshtë keni formacionin më të keq të Euro 2020 bazuar në statistika:

Related posts

Roma i bashkohet Milanit, Chelseat dhe Barcelonës për transferimin e Pedrazas

D V

Tifozi i ‘çmendur’ i Argjentinës bën tatuazh të gjithë emrat e lojtarëve që ishin pjesën në triumfin e Copa America

D V

Simeone shpërblehet për titullin, rinovon deri më 2024-ën

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com