Nevojitet strategji konkrete për t’i bërë ballë tkurrjes së popullsisë!

nga I.A

Shkup, 7 maj – Popullsia është elementi përbërës i një shteti. Pra, pa popull edhe nëse ka vend nuk mund të ketë shtet. Duke marrë për bazë këtë faktor tejet të rëndësishëm për funksionimin dhe vitalizimin e një shteti, vendi jonë, po qëndron duarkryq edhe kur popullsia po rrezikohet. Shifrat janë shqetësuese, pasiviteteti institucional është dëshpëruar. Përkundër, kësaj situate duhet të hartohet e zbatohet një plan apo strategji afatgjate për t’i bërë ballë kësaj dukurie mjaft negative për shtetin, shoqërinë, për të gjithë, shkruan Zhurnal.

UNICEF: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po tkurret –

Maqedonia e Veriut po përjeton ndryshime të konsiderueshme demografike, me një rënie prej 18 përqind të popullsisë së fëmijëve nga viti 2011 deri në vitin 2023 dhe një shkallë të ulët fertiliteti prej 1.5 përqind, duke treguar një popullsi në tkurrje. Kjo u veçua në prezentimin e UNICEF-it, “Analiza e situatës së fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut 2024”. Më tej thuhet se shkalla e vdekshmërisë neonatale ka rënë nga 5.2 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2016 në 1.8 në vitin 2023, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë në 2.7 për 1000 lindje në vitin 2023, që megjithatë është nën mesataren e rajonit dhe atë të BE-së.

“Shkalla e fertilitetit në vitin 2022 ishte relativisht e ulët, rreth 1.5 fëmijë për grua, gjë që është nën përmasën e duhur për zëvendësim të popullsisë, e vlerësuar në 2.1 për vendet në zhvillim dhe si e tillë rezulton në rënie të popullsisë. Tendencat e migracionit sinjalizojnë migrimin jashtë vendit, veçanërisht në mesin e të rinjve midis 20 dhe 39 vjeç, i nxitur nga mundësitë ekonomike në vendet tjera, gjegjësisht standardi më i mirë i jetesës”, tha Silvia Kiaruçi, UNICEF.

Fëmijët me kushte më të vështira për jetesë dhe diskriminim thuajse në çdo fushë janë fëmijët rom, nënvizohet në këtë analizë. Këtë e dëshmojnë edhe nga Komisioni Antikorrupsion ku tashmë kanë marrë dhjetra ankesa për mos miratim të planeve detale urbanistike kur bëhet fjalë për këtë popullatë.

“Vlerësoj se komuna të tilla janë 17 ku shteti duhet të veproj një orë më parë bashkë me pushtetin lokal, ti ndryshojnë Planet Detale Urbanistike dhe të përpiqen të bëjnë urbanizimin sepse të gjitha tentimet që I bën shteti ndaj fëmijëve romë, nëse nuk kanë ku të kthehen në shtëpi të përshtatshme dhe nuk kanë ku të mbajnë higjienën personale dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme vlerësoj se janë të kota”, u shpreh Dushan Tomshiq, Komisioni Antikorrupsion.

Gjithashtu, analiza nxori në pah se cilësia e arsimit në Maqedoninë e Veriut mbetet një shqetësim i madh pasi vlerësimet nacionale dhe ndërkombëtare tregojnë rënie të rezultateve arsimore, me rezultate mesatare më të ulëta në lëndët bazë. Nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë arritur rezultat nën mesataren e Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë në testimin mbi Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (PISA). Vetëm 34 për qind e nxënësve e kanë arritur të paktën aftësinë e Nivelit 2 në matematikë krahasuar me mesataren e OECD prej 69 për qind. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 26 për qind e nxënësve e kanë arritur këtë nivel në lexim krahasuar me mesataren e OECD 74 për qind, ndërsa 35 për qind e kanë arritur këtë nivel në shkencë krahasuar me mesataren e OECD 76 për qind.

Ndaj kësaj situate nevojitet një qasje strategjike dhe investime të qëndrueshme –

Për të adresuar këto sfida, është e nevojshme një qasje strategjike që përfshin investime në Arsimin dhe Trajnimin Profesional. Në mënyrë që të përgatiten të rinjtë për tregun e punës dhe për të parandaluar emigrimin e tyre, që kohëve të fundit ka tejkaluar gjitha pparashikimet e mundshme. Hovi i ikjes së të rinjve është bërë shqetësues dhe çdo vit e më tepër shkon nëë rritje që për një periudhë jo të gjatë kohore pasojat do të jenë fatale për të ardhmen e vendit.

Intervenim tjetër po aq i rëndësishëm është edhe Politika e Mbështetjes për Familjet: Si stimuj për lindjen e fëmijëve dhe mbështetje për kujdesin parashkollor. Kjo si praktikë ka qenë në përdorim nga pushtetet e kaluara por ja që tani është ndërpërejt dhe sigurisht që prodhon një regres të paparë.

Nuk duhet të lihet anash as Përfshirja e të Rinjtë në Vendimmarrje. Për të rritur angazhimin e tyre në zhvillimin e politikave që i prekin. Sepse, për të rintjë flasin të gjithë por janë të pakët ata që marrin masa konkrete në këtë drejtim. Prandaj, krijimi i hapësirës për vendimmarrje do të krijonte motivim dhe shpresë se edhe të rinjtë e këtij vendi mund të shprehin potencialin e tyre.

Qasje tjetër e rëndësishme është edhe përshtatja e shërbimeve publik. Kjo të bëhet për të përmbushur nevojat e një popullsie që po plaket dhe po tkurret. Nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme dhe të koordinuara, Maqedonia e Veriut rrezikon të përballet me një krizë demografike dhe institucionale që do të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit./Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More