Shkup, 28 shtator – Përmes projekteve riaktualizohen tema që datojnë shumë më herët por që kanë ngecur në implementim të plotë. Çështja e decentralizimit dhe qëndrueshmërisë së resurseve janë të një rëndësie të veçantë për pushtetin lokal. Komunat janë institucionet parësore me të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejt qytetarët. Prandaj, USAID ka organizuar projekt të veçantë për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve dhe decentralizimin. Nuk duhet të harrojmë që, komunat kërkojnë më shumë kompetenca, mbase edhe meritojnë dhe do të kishin rezultuar më efikase e produktive në përmbushjen e punëve të tyre. Por, marrja e kompetencave nuk nënkupton vetëm krekosje me dozë të lartë të pushtetit, por kërkon angazhim dhe përgjegjësi në kryerjen e funksionit në shërbim të qytetarëve, shkruan Zhurnal.
Forum: Strategji për bashkëpunim në mobilizim të qëndrueshëm të resurseve dhe decentralizimit –
Projekti i USAID-it për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve sot do të jetë nikoqir i forumit vjetor të liderëve: Strategji për bashkëpunim në mobilizim të qëndrueshëm të resurseve deh decentralizimit.
Në forum, siç është paralajmëruar, do të flasin zëvendësambasadorja e SHBA-së, Nikol Varns, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko perinski, zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski dhe Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së dhe kryetar i komunës Kisella Vodë.
Pjesëmarrësit në forum do të diskutojnë për strategji për rritje të të ardhurave komunale, avancim të procesit të deecentralizimit dhe përmirësim të transparencës dhe llogaridhënie të vetëqeverisjes lokale.
Projekti i USAID-it për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim tl resurseve është projekt pesëvjeçar (2021-2026), i cili u ndihmon njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni të Veriut t’i mbledhin dhe individualisht të menaxhojnë me resurset e nevojshme për financim të shërbimeve që i kërkojnë qytetarët e saj.
A kanë nevojë komunat për shumë kompetenca?
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka kërkuar më shumë kompetenca për komunat, sidomos në fushë e urbanizmit. Kasami pati thënë se është i patjetërsueshëm një decentralizim i mirëfilltë, me theks të veçantë fiskal.
Por, nuk është vetëm Komuna e Tetovës që ka nevojë për decentralizim, sepse edhe Komunat tjera do të kishin qenë më të zhvilluara nëse nuk ishin varur nga Qeveria, tani kemi situatë krejtësisht ndryshe që në pushtetin qendror kemi parti tjera, ndërkaq një pjesë e pushtetit lokal udhëhiqet nga partitë opozitare. Prandaj, krijohen skenarë që Qeveria shkakton ngecje në financimin e projekteve për Komunat vetëm që këto të fundit mos të rezultojnë të suksesshëm në përmbushjen e funksioneve të tyre.
Pra, për poena politik se kush po fiton më shumë projektet ngecin, në rast të një decentralizimi të mirëfilltë Komunat do të kishin frymuar më mirë e më ndryshe. Megjithatë, ka pasur edhe raste të tjera kur pushteti qendror posaçërisht Ministria e Arsimit shpesh herë ka ndërhyrë në pushtetin lokal duke ia marr kompetencat në arsim. Dhe, kjo qasje e ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në kompetencat e komunave redukton fuqinë e pushtetit të kryetarëve të Komunave duke i bërë më me pa ndikim. Kjo krejt vetëm për të penguar punën e tyre. Pa çka se për pasojë krijohet kaos në funksionim e komunave askujt nuk i bëhet vonë.
Me rëndësi pushteti qendror me qenë pushtet të shtrirë edhe në pushtetin lokal, si dhe me pas qasje të krijimit të “miteve” që kryetarët e partive janë “kukulla”. Kjo është qasje tërësisht e gabuar dhe nuk pritet asnjë përparim në nivel lokal deri sa të ketë mënyrë të tillë funksionimi. /Zhurnal.mk