Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nevzat Bejta: Do të kandidoj për kryetar komune në Gostivar në vitin 2021

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta zyrtarisht ka pranuar se do të garojë në zgjedhjet lokale të viti 2021 për të parin e Gostivarit. Sonte në emisionin “Politica” në TV Globi, tha se kandidimi i sërishëm vjen si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve.

Sqaroi se për kandidimin e mundshëm e ka marr bekimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të Degës së kësaj partie në Gostivar.

“Sigurisht që nuk do të dilja kokë më vete. Qytetarët ma kanë kërkuar garimin e sërishëm. Thonë se qyteti është katandisur dhe i duhet një person si unë për ta rregulluar. Pas marrjes së bekmit të liderit Ahmeti dhe të Degës në Gostivar, tani mbetet kur të vijë koha e anketimeve të brendshme partiake. Nëse ato do të më nxjerrin të parin, unë jam gati ti shërbejë sërish qytetit tim”, tha Nevzat Bejta, ish kryetari i Komunës së Gostivarit.

Ai tha se gjatë mandatit të tij 2013-2017 i kishte realizuar të gjitha premtimet e dhëna, prandaj qytetarët i kërkojnë sërish të vijë në krye të komunës. Qytetarët, tha Bejta, din të vlerësojnë drejtë dhe në komunikim të përditshëm me ata, merr të dhëna se, sipas tij, sa keq qeveriset sot në Gostivar.

Ai përmendi edhe tre projekte që i ka gati që tani për Gostivarin dhe që i sheh si urgjencë që i duhen qytetit.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...