Nevzat Bejta: Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të mirë

Shkup, 26 shtator – Nesër fillon fushata zgjedhore, për kryetarë komune garojnë 301 persona. Për komunën e Gostivarit në garë për kryetar komune është edhe Nevzat Bejta nga Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell, Zhurnal.mk

Kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta, në facebook profilin e tij i njoftoi qytetarët e Gostivarit se prej nesër fillon numërimi i ditëve për ndryshimin në zgjedhjet e 17 tetorit në Gostivar, si dhe kërkoi nga qytetarët të i bashkangjiten në hapjen e fushatës zgjedhore, në ora 19:00 te parkingu përballë Pallatit të Kulturës.

“Nesër fillon numërimi i ditëve për ndryshimin në zgjedhjet e 17 tetorit në Gostivar. Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe të mirëorganizuar.

Ne kemi zgjidhje reale për trafikun e mbingarkuar në qytet, për qentë e pastrehë dhe për ajër të pastër, kundrejt premtimeve boshe. Bashkë do të punojmë për një Gostivar më të mirë për të gjithë qytetarët!

Bashkohuni me ne nesër në hapjen e fushatës sonë zgjedhore. Ora 19:00 te parkingu përballë Pallatit të Kulturës”., ka shkruar kandidati i BDI-së për Gostivar, Nevzat Bejta.

Ndryshe Krahas Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, në garë do të jenë edhe Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa dhe Renata Elezi nga Partia Demokratike Shqiptare.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,824,864 qytetarë. Për herë të parë në këto zgjedhje, do të përdoret skener për shenjat e gishtave, ndërsa është paraparë dhe mundësi për votim me dokumente të skaduara.

Fushata fillon nesër dhe përfundon më 15 tetor. Në komunat ku nuk ka fitues në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet më 31 tetor.

Related posts

Vetëm 17 për qind e dibranëve paguajnë faturat e ujit

D V

Kryetari i komunës së Sarajit me informacionin të rëndësishëm për qytetarët

R Zh

Bullgaria nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e non-pejperit për Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More